Themelohet dega e PDK-së në Baden Württemberg, Memli Krasniqi shprehet i gatshëm për zgjedhje

by engel

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në themelimin e degës së kësaj partie në Baden Württemberg, të Gjermanisë. Krasniqi tha se ky Kuvend rikonfirmon mobilizimin dhe rritjen e pandalshme të PDK-së në mërgatë.

I pari i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti për dështimet e njëpasnjëshme dhe paaftësinë e saj për të adresuar nevojat e popullit tonë apo sfidat me të cilat vendi po përballet.

banner

Krasniqi u shpreh se PDK ka qenë, është dhe do të jetë gati për zgjedhje për t’i sjellë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore, dhe se për këtë i duhet mbështetja e mërgatës.

“Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë”, tha ai në fjalimin e tij gjatë Kuvendit Zgjedhor të kësaj dege.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy