Armando Broja në modë. Pa hapësira te Chelsea, sulmuesi kuqezi është në kërkim të një skuadre, ku do të mund të tregojë veten. Pas lajmeve që kanë qarkulluar prej kohësh për një kalim të mundshëm të tij në skuadra të ndryshme europiane, së fundmi në Turqi zbulojnë një tjetër destinacion tejet interesant për të ardhmen e mundshme të Armando Brojës. Sipas asaj që shkruan News Alajn, Fenerbahce ka identifikuar lojtarin kuqezi si një prej prurjeve të mundshme të merkatos
Trajneri i ri i skuadrës nga Stambolli, Jose Mourinho po planifikon skuadrën e re për sezonin që po vjen.Me largimet e Peres, Kent, Zajc, Crespo dhe Joao Pedro, klubi i Fenerbahces me siguri do të bëjë disa shpenzime në merkato për këtë verë
Pretendimet e Chelsea për 22-vjeçarin janë të larta sa i takon shifrave ekonomike. Drejtuesit e Fenerbahçes vazhdojnë negociatat me Chelsean për të firmosur me Brojën, një operacion që me siguri nëse realizohet do shkojë më shumë se 20 milionë euro. Ylli i Shqipërisë vjen pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, teksa ka qenë i huazuar te Vitesse, Southampton dhe së fundmi tek Fulham, një aventurë jo e mirë kjo te londinezët e krahut tjetër.
Chelsea preferon shitjen përfundimtare të futbollistit, si një mënyrë e mirë për të grumbulluara para. Merkato e verës është e gjatë, mund të sjellë surpriza të bukura, e kjo është një nga ato