Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj thotë se Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet të jap përgjegjësi për arratisjen e Faton Hajrizit.
Ai konsideron se nuk ka qenë i drejtë transferimi i tij në burgun e Smrekonicës.
Zogaj për KP e konsideron “minus të madh” për ShKK-në, meqë thotë se nuk është punuar në mënyrë profesionale
Sipas tij, është dashur që një grup i ekspertëve të vlerësojnë transferimin e Faton Hajrizit.
“Jo, jo, jo nuk është e drejtë ajo që të dënohesh për se di sa vepra penale edhe për nëntë herë ikje (arratisje). Pa marrë parasysh, është dashur të jetë grupi i ekspertëve, psikologë, sociologë që edhe ata ta japin vizën, jo kështu…Është një minus i madh (për Shërbimin Korrektues të Kosovës)… që nuk kanë punuar në mënyrë profesionale. Një herë apo dy herë përmirësohet apo çka po di unë, mirëpo nëntë herë në këtë mënyrë më tinëzare se ka pasur 100 mënyra edhe atë e kanë lënë të shkoj të punojë çdo ditë, ka shkuar edhe tek shtëpia e vet edhe te nusja e vet”, thotë Zogaj
Zogaj shton se Hajrizi e ka pasur të lehtë arratisjen, meqë burgu i Smrekonicës është i tipit të hapur.
“E dhjeta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë… ka qenë burg i hapur nuk ka pasur nevojë t’i ndihmojë askush, se aty rrafsh, livadh. Mirëpo, kur ka qenë në Dubravë ai ka gjetur mënyrën, dikush e ka mundësuar e ka ndryshuar nenin e rregullores që pavarësisht sa herë është i dënuar edhe sa herë është larguar mund të shfrytëzojë beneficionet në shtëpi. Ajo nuk qëndron”, shton ai.
Ish-drejtori i burgjeve thotë se përgjegjësia për këtë arratisje është e aty.
“Nëse dikujt i punon mendja, koka edhe po mendojmë të hyjmë në Evropë, këtu përgjegjësia është e hapur dhe nuk ka dilema… Me pa qenë unë do të ishte harruar kjo punë…Përgjegjësinë e ka ai që e ka dërguar për Smrekonicë, se këtu 100 oficerë me ja qit nuk munden se nuk ka gardh as nuk ka fuqi për të tejkaluar këtë hesapin”, përfundon Zogaj
Faton Hajrizi është i dënuar më 27 vjet burg, meqë i njëjti vrau një ushtar rus dhe në kohën kur kishte kryer këtë vepër ishte 15-vjeçar