Një asteroid do të kalojë sot pranë Tokës dhe NASA thotë se ndodhet në një distancë relativisht të afërt në aspektin hapësinor. Megjithatë, asteroid i njohur si 2024 MT-1 nuk paraqet asnjë rrezik për jetën në Tokë.
Një asteroid është një shkëmb relativisht i vogël që rrotullohet rreth diellit, zakonisht i përbërë nga materiale pluhuri, metalike dhe shkëmbore.
Shumica e tyre orbitojnë brenda brezit kryesor të asteroideve, i cili është midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit, por disa ndjekin shtigje që qarkullojnë në sistemin e brendshëm diellor, duke përfshirë dhe “2024 MT-1”.
Në qershor, NASA gjurmoi pesë asteroide të vogla që iu afruan Tokës dhe tha se rreth 100 tonë pluhur dhe grimca bombardojnë planetin tonë çdo ditë.