Pse është më e ëmbël dhe me më shumë shije zemra e shalqinit?

by Merita

Nuk është çudi që shalqini është një frut që të bën mjaft mirë. Sipas të dhënave, fruti i shalqinit ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut.

Ai ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, rigjenerimin e qelizave të lëkurës, mbrojtjen e shikimit dhe të gjymtyrëve.

Në stinën e verës ai është një frut që nuk i mungon asnjë tryeze familjare.

E veçanta e këtij fruti është se zemra apo qendra është gjithmonë më e ëmbla dhe më e shijshmja.

Si traditë ajo u jepej fëmijëve më të vegjël të shtëpisë si pjesa me më shumë vlera ushqyese.

Arsyeja përse zemra e shalqinit ka më shumë ëmbëlsi, është sepse aty ka përqindjen më të lartë fruktoza e kristalizuar.

Duke qenë se shalqini piqet nga mesi e deri në anët e tij, këto kristale të fruktozës prodhohen për të furnizuar të gjithë vëllimin e frutit.

Kjo nuk do të thotë që pjesët e tjera të shalqinit janë më pak të shëndetshme apo me më pak vlera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy