Shefi i asamblistëve të VV-së: Është njëfarë tendence e LDK-së me ikë prej Përparim Ramës

by Nexhat

Gëzim Sveçla, Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka një tendencë “që të ndahet”, nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kreu LDK-së Lumir Abdixhiku ka pasur shumë postime për Përparim Ramën dhe projektet e tij, por shton se “ka një tendencë që të largohen nga ai”.

“Është një tendencë e LDK-së me u nda prej Përparimit, kur është fillu Rruga A, lideri i LDK-së për 2 muaj i ka pasur 5 postime për Rrugën A dhe Përparimin. Tash është një tendencë me ikë prej Përpariit, LDK-ja është e  mirë po Përparimi nuk po është produktiv”, ka thënë Sveçla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy