Ukraina dhe milionat kineze, Orban fluturon në Pekin pasi takoi Zelenskin dhe Putin

by engel

Udhëtimi i tretë në më pak se 7 ditë për Viktor Orban, pikërisht në javën kur Hungaria mori në dorë frerët e Bashkimit Europian.

Vetëm një dëshirë për protagonizëm apo ka diçka më shumë pas këtyre lëvizje të Orban, i cili duhet thënë se ka marrë vëmendje maksimale pasi takoi Volodimir Zelenskin në Kiev dhe Vladimir Putinin në Moskë?!

banner

Pas këtyre dy ndalesave ku prezantoi planin e tij për paqen dhe fundin e luftës në Ukrainë, kryeministri hungarez fluturoi për në Pekin duke krijuar një shteg të ri polemikash.

“Kina është fuqi kyçe në krijimin e kushteve për paqe në luftën Rusi-Ukrainë. Kjo është arsyeja pse erdha të takohem me presidentin Xi në Pekin, vetëm dy muaj pas vizitës së tij zyrtare në Budapest”, tha Orban pas takimit të tij me Xi, duke acaruar edhe më tepër liderët e BE-së që janë shprehur se ai nuk ka një mandat për të negociuar në emër të unionit.

Postimi është shoqëruar me hashtagun HU24EU, i cili kujton presidencën hungareze të Bashkimit Evropian që filloi në korrik.

Dhe siç e dimë, kjo është pika kryesore e debatit, pasi BE-ja nuk i ka dhënë Orbanit asnjë mandat negociues, ajo konteston ekskursionet e tij pa mandat, të cilat duken si inkursione kundër pozicionit të rënë dakord në Union.

Ndërmjetësimi hungarez është i paqëndrueshëm dhe kjo dëshmohet nga fakti se në Kiev, Volodymyr Zelensky u përgjigj ftohtë se nevojitet një paqe e drejtë e bazuar në integritetin territorial të Ukrainës dhe në Moskë, Vladimir Putin përsëriti se një armëpushim mund të arrihet vetëm duke pranuar aneksimin e rajoneve të pushtuara nga ushtria ruse.

Në BE lëvizjen e kryeministrit hungarez e shohin si një lojë që i shkon për shtat Kremlinit dhe Pekinit, pasi Orban është përpjekur sistematikisht të bllokojë, vonojë ose dobësojë përpjekjet evropiane për të shpëtuar Kievin dhe për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Sakaq, është folur për një ndërhyrje kineze që nga fillimi i agresionit rus, të cilin Xi nuk e quan luftë. Ekspertët perëndimore mendojnë se kur Xi vërtet do të donte të angazhohej për të ulur Putinin dhe Zelenskin në tryezën e paqes, ai do ta bënte këtë pa pasur nevojë të hipte në “kurrizin” e hungarezit Orban, por gjithsesi e sheh atë si një anije diplomatike.

Agjencia Xinhua në lajmet e para mbi takimin thotë vetëm se presidenti kishte “një diskutim të thelluar për çështje me interes të ndërsjellë” me Orban. Televizioni shtetëror shton se Xi “i kërkon fuqive botërore të krijojnë kushtet dhe të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën që të rifillojnë dialogun e drejtpërdrejtë dhe të fillojnë negociatat”.

Ndërkohë, Orban thotë në rrjetet sociale se “paqja nuk mund të ndërtohet duke u ulur rehat në një kolltuk në Bruksel dhe madje edhe pa një mandat nga BE nuk mund të qëndroj pranë dhe të pres që lufta të përfundojë me mrekulli”.

Sakaq, Orban në Pekin shkon edhe për biznes, pasi ai është vlerësuar nga Xi për “pavarësinë e politikës së jashtme hungareze përballë presionit nga fuqitë”, një njohje kjo e qartë për veprimet e kryeministrit hungarez që penguan zgjedhjet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Hungaria ka marrë tashmë një çmim për pozicionin e saj, pasi BYD po përfundon linjën e montimit për makinat e saj elektrike në Szeged, ndërsa CATL po ndërton një mega-uzinë për të prodhuar bateritë e saj në Debrecen.

Dy investimet kineze i sollën Budapestit gjithsej 15 miliardë euro. Pekini tashmë po flet për një zgjidhje nga prodhuesit e tjerë të makinave, përfshirë Great Wall, i cili do të rriste totalin e investimeve direkte në 30 miliardë euro këtë vit, ndaj për Orban ky është kuptimi i vërtetë i “Misionit të Paqes 3.0”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy