Uragani Beryl përparon në Teksas, më shumë se 480 000 banorë pa energji

by Merita

Uragani Beryl është forcuar në një uragan të kategorisë së dytë përpara se të shkojë në Teksas, duke detyruar banorët në disa komunitete bregdetare të evakuohen menjëherë.

Parashikuesit thonë se stuhia do të sjellë erëra shkatërruese dhe reshje të shumta shiu, kryesisht në Corpus Christi dhe Galveston. Zyra e guvernatorit të shtetit u ka kërkuar vazhdimisht banorëve që të mos e nënvlerësojnë stuhinë, ndërsa portet e naftës janë mbyllur dhe shumë fluturime janë anuluar.

banner

Beryl shkaktoi të paktën 10 vdekje në Karaibe, përpara se të zvogëlohej në një stuhi tropikale teksa goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës. Mirëpo në Teksas ka gjetur sërish forcë. Autoritetet thonë se edhe pse uragani mund të mos jetë aq i fortë sa ishte në Karaibe, por do të shkaktojë ndërprerje të energjisë për ditë të tëra dhe dëme të shumta. Deri më tani, është raportuar se më shumë se 480 000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, Michael Brennan, ka paralajmëruar ata që jetojnë në rrugët ku mund të kalojë Beryl të gjejnë një vend të sigurt për të qëndruar, pasi kushtet e rrezikshme do të vazhdojnë edhe pasi uragani të kalojë.

Beryl pritet të lëvizë nëpër shtetet qendrore të Amerikës, përfshirë Misisipin, më vonë gjatë javës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy