Teun Koopmeiners ka qenë një nga mesfushorët më të mirë sezonin e fundit në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori holandez ka humbur Euro 2024 shkaku i një lëndimi, megjithatë ai pritet të bëjë një hap para në karrierën e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Përkundër interesimeve nga shumë klube të mëdha, largimi i tij nga Bergamo nuk do të jetë aspak i lehtë
Juventus, Chelsea, Liverpool, Borussia Dortmundi dhe Manchester United kanë shprehur interesim për transferimin e holandezit.
Sky Sport tani ka raportuar se Atalanta ka tronditur gjigantët evropianë me çmimin e kërkuar për Koopmeiners, duke i bërë të ditur atyre se holandezi nuk lëvizë nga Bergamo pa u paguar 70 milionë euro.
Një shumë e lartë, pasi duket e vështirë që ndonjëra nga këto skuadra të paguajë këtë shifër për mesfushorin tulipan
Juventusi është skuadra më e interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit, megjithatë Zonja e Vjetër nuk shkon më lartë se 45 milionë euro
Koopmeiners këtë edicion ka zhvilluar 51 ndeshje duke shënuar 15 gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë