Drake vë bast 300 mijë dollarë kundër Messit, beson te triumfi i Kanadasë ndaj Argjentinës

by Merita

Argjentinë-Kanadë është gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës që do të luhet mëngjesin e 10 korrikut, në MetLife Stadium (East Rutherford, NJ).

Ylli kanadez i hip-hopit Drake duket se ka besim të verbër te suksesi i skuadrës së vendit të tij, pasi ka vendosur një bast me shifra të mëdha.

Drake ka vendosur 300 mijë dollarë bast për fitoren e Kanadasë, e kuotuar me koeficient 9.60. Nëse triumfon ekipi i Marsch Jesse, ai do të fitonte jo pak por mbi 2.8 milionë dollarë. Me siguri, Messi nuk do të jetë dakord…

Kanada-ja po kërkon titullin e saj të parë në një turne madhor që nga Kupa e Kombeve të Amerikës së Veriut në 1990.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy