37
Gjatë ditës së martë, 9 korrik, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Shumë nxehtë. Pluhuri saharian do të fillojë të tërhiqet.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-39 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.
Disa këshilla si të mbroheni nga nxehtësia:
- Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.
- Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 10:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.