Nis ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”, Rama thotë se do të reduktojë dukshëm komunikacionin në kryeqytet

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”, për të cilën ka thënë se do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët.

Sipas Ramës, me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund dhe se kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në kryeqytet

banner

“Vazhdojmë tutje me shhndërrimin e Kalabrisë në lagje moderne dhe transformimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy