Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ka arrestuar sot një person në Pejë, nën dyshimin për fajde.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale”, ka deklaruar Nikçi.
Ai ka ftuar të gjitha viktimat e fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës