Rama flet për Ishullin e Sazanit: Kemi nevojë për turizëm elitar, propozimi erdhi nga vetë Kushner

by Nexhat

Gjatë një interviste për britaniken Financial Times, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, është shprehur se Jared Kushner ka kërkuar të investojë në Sazan, pa një ndërmjetës, ndryshe nga rasti i Serbisë.

Projekti ambicioz i dhëndrit të Donald Trump, i cili u përfol bujshëm në muajn mars të këtij viti, vijon të tërheq kureshtjen e mediave të huaja.

banner

Gjatë intervistës kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky projekt ka synimin të nxisë turizmin elitar në Shqipëri

Dikur një zonë ushtarake, fotot render të projketit ‘eko-resort’, i gërshetuar me bukuritë natyrore të ishullit shqiptar të mesdhehut, resorti i Kushner, sipas Ramës, do të kthehet në një destinacion, ku një turist do të shpenzoj gati 100 herë më tepër se një turist i zakonshëm

Afro 5 kilometra vijë bregdetare dhe 1400 hektarë tokë, resorti i Sazanit përfshihet në portofolin e investimeve të kompanisë së Kushner, e cila parashikon investime mbi 1 miliard dollar në Evropën Jugperendimore.

Sa i takon planit serb, Rama shprehet se ishte Richard Grenell, i dërguari special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ai i cili ndërmjetësoj dhe inicioi kërkesat për zhvillimin midis Kushner dhe qeverisë serbe.

“Ne kemi nevojë për lluks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, shprehet Rama. Deklaratë e cila i rikthehet qëllimeve të kreut shqiptar për të zhvilluar një turizëm sa më elitar në Shqipëri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy