“Ata luajtën më mirë se ne”, Mbappe pranon superioritetin e Spanjës

by Merita

Ndonëse i zhgënjyer, Kylian Mbappe pranoi se Spanja luajti një ndeshje më të mirë se Franca e tij në gjysmëfinalen e luajtur në Dortmund, duke shtuar se Euro 2024 ishte një dështim për të.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë. Ata luajtën mirë. Ne nuk ishim në lartësinë e duhur dhe kështu ata morën kontrollin e lojës. Pra, ata janë në finale dhe ne jemi eliminuar. Ky është realiteti i futbollit. Për mua është e vështirë, është një dështim. Ne kishim ambicie të bëheshim kampionë europe. Unë kisha ambicie të bëhesha kampion europe dhe nuk jemi. Pra, që nga ai moment është një dështim i një gare”, deklaroi sulmuesi.

banner

Ndërkohë, që zhgënjim shprehu dhe Antoine Griezmann, i cili komentoi dhe vendimin e trajnerit Deschamps për ta nisur ndeshjen nga stoli.

“Të gjithë kemi ëndërruar të luajmë në finale. Pra imagjinoni zhgënjimin dhe zemërimin. Ne e nisëm shumë mirë 20 minutat e para. Ne do të duhet ta shikojmë ndeshjen dhe të shohim se çfarë mund të përmirësojmë gjithmonë”, tha Griezmann.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy