Copa America 2024: Messi i dhuron Argjentinës finalen

by engel

E nis sulmuesi i Cityt, dhe e përfundon Leo: gjithçka është e lehtë për bardhekaltrit, amerikano-veriorët shënojnë një goditje në portë vetëm në minutën e 88-të. Kundërshtari nga ndeshja mes Uruguait dhe Kolumbisë që do të luhet sonte.

Goli i parë i Messit në Copa America 2024 i dha Argjentinës finalen.

banner

Në stadiumin MetLife, Leo tregoi performancën e tij më të mirë të turneut, pavarësisht gjendjes së tij të pasigurt fizike, i dergon bardhekaltrit në aktin e fundit të turneut, të planifikuar për të hënën 15 (2 pasdite me orën tone) kundër fituesit të Uruguait-Kolumbisë, qe do te zbresin në fushë sonte (02:00 me orën tone).

Kanadaja, si në grupe, u dominua dhe humbi 2-0, duke goditur për herë të parë në portë vetëm në minutën e 88-të me Ahmed.

Në minutën e 23-të Juliani hap rezultatin me një kryevepër teknike: ndalesë fluturimi dhe përfundim. Në fillim të pjesës së dytë, Messi, me thembrae e tij, shmang një goditje nga Enzo Fernandez dhe ul perden.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy