Ushtria izraelite ka njoftuar se avionët e saj luftarakë goditën disa lokacione në Libanin jugor gjatë natës, duke përfshirë fshatrat Kafr Kila dhe Jennata.
Në një postim në rrjetin social “X”, ushtria izraelite pretendoi se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut, duke përfshirë një depo armësh.
Më herët, agjencia e lajmeve Wafa raportoi se katër qytetarë libanezë u vranë nga ushtria izraelite në Libanin jugor dhe Siri.
Të paktën 543 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor që nga tetori, ndërsa sulmet nga Hezbollahu dhe grupe të tjera të armatosura kanë vrarë të paktën 21 izraelitë.