Kamberi e çon në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë

by Nexhat

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, bashkë edhe me dy deputetë të Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviq, e kanë dërguar rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë.

Njoftimi u bë përmes rrjeteve sociale nga vet deputeti shqiptar.

banner

Kjo nismë vjen si rezultat i rezolutës së OKB që u miratua me 23 maj 2024 që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Por, Kamberi theksoi se nuk mendon se kjo iniciativë do të përkrahet nga shumica e deputetëve.

“Sidoqoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politikën zyrtare të negacionit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me krimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë)”, theksoi ai.

Më 11 korrik 1995 në Srebrenicë u vranë e masakruan mbi 8 mijë burra, fëmije e pleq nga ana e forcave ushtarako-policore të Serbisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy