Konfirmohet aktakuza ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

by Nexhat

Është konfirmuar aktakuza ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës -Topit.

Njoftimi u bë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

banner

Në njoftim thuhet se “Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik”.

“Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Masëlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”, thuhet në njoftim

Meqenëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, nuk kërkohet që ai të jetë i pranishëm në seancë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy