Në lagjen “Kodra e Trimave”, saktësisht te lokacioni i njohur si “te zjarrëfikësat” po ndodhin në mënyrë të përsëritur veprime të pa ndërgjegjshme me djegien e mbeturinave në orët e mbrëmjes. Me këtë veprim po lirohet tym dhe gazra të dëmshme dhe të padurueshme për banorët në atë pjesë të Prishtinës.
Qytetarët e kësaj lagje janë ankuar pranë redaksisë somë dhe kanë dërguar fotografi ku shifet qartë tymi i cili çarkullon në ajër. Sipas tyre ky tym është i padurueshëm dhe ngulfatës dhe i detyron ata që t’i mbajën dritaret dhe dyert e mbyllura në këto ditë të nxehta verore. Duke e shmangur ajërin e ndotur të shkaktuar nga ndezjet e paligjshme, ata po detyrohen të kalojnë mbrëmjet të mbyllur në dhomat e tyre dhe nuk kanë mundësi t’i ajërosin shtëpitë e tyre dhe të kënaqen me freskin e mbrëmjes.
Për më tepër, qytetarët tregojnë se janë ankuar në Policinë e Kosovës dhe ata kanë ardhur 3 herë por megjithatë situata nuk ka ndryshuar, djegiet vazhdojnë, ajëri helmohet dhe qytetarët po ngujohen si pasojë në dhomat e tyre në ditët e nxehta verore.
Sipas qytetarëve, çdo natë në orën 21:00 digjen mbeturinat, bëhet shumë tym sikur të ishte mjegull. E kemi të pamundur të hapim dritaret dhe të freskohemi, tregojnë qytetarët e kësaj lagjeje dhe kërkojnë nga institucionet lokale dhe qendrore që të marrin masa për të zgjidhur këtë problem.