Organizator në planin e vrasjes se ish-deputetit Arben Ndoka dhe pjesë e grupit të Durim Bamit e Endrit Dokles, kush është Xhelal Rraja që u arrestua sot

by Nexhat

Pak më kohë më parë u zbulua nga Prokuroria e Posaçme, një plan që ishte organizuar me qëllim eliminimin e vrasjes së ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka

Në dosjen e SPAK të siguruar për BalkanËeb nga gazetarja Klodiana Lala, evidentohej se organizator i planit ishte Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja

banner

Në dosje thuhet se Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari. Ish-deputeti socialist i Lezhës i shpëtoi planit të vrasjes pasi nuk shkoi për ngushëllim në banesën e gjyqtarit të ndjerë.

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka. Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në çdo lëvizje.

Duke ndjerë rrezikun që i kanosej Bami bën aleancë me Endrit Doklen dhe kërkon të eliminojë Arben Ndokën.
Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit e ish deputetit.

“Nga komunikimet e zbuluara në SKY ECC, Durim Bami ka shkuar në vendin ku mendohej se mund të vinte shtetasi Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit”, thekson prokuroria.

Në dosjen e SPAK theksohet se “pasi ka pritur deri në orën 16:04 duke marrë informacion nga Marklen Haka për ardhjen e shtetasit Arben Ndoka, është larguar, pasi ai e ka informuar që të mos rrijë më aty pasi ai nuk do të vinte”.

SPAK thotë së më pas Durim Bami ka komunikuar me Doklen për të mësuar për lëvizjet e Ndokës, por nuk ka marrë informacione të reja, duke dështuar kështu në ekzekutimin e ish ligjvënësit socialist.
Këto të dhëna dalin në dritë në kuadër të megaaksionit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale dhe firmosi 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy