Osmani: Kosova s’po thotë se nuk zbatohet Asociacioni, por ai i pakëson të drejtat e qytetarëve, i fuqizon liderët e tij

by Nexhat

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka thënë se Kosova nuk po refuzon në asnjë rast zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

Por, siç thotë Osmani gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, që Asociacioni është në kuadër të një procesi – dhe ai proces është marrëveshja bazike.

banner

Tutje, Kosova ka thënë se Kosova ka të drejta të avancuara për komunitetet joetnike, duke e pasur theksin te ai serb.

Sipas saj, qytetarët serbë të Kosovës nuk përfitojnë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Dikush tjetër përfiton, sipas Osmanit, ata do të ishin krerët e Asociacionit të cilët do të kontrolloheshin.

Ky kontroll siç deklaron Osmani vjen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – që ka një qëllim, ‘ta bëjë Kosovën jofunksionale”.

“Natyrisht që i takon Kosovës që të ndërmarrë hapa për Asociacionin, dhe i takon Serbisë që të ndërmarrë hapa drejt njohjes defacto. Të dyja janë në marrëveshjen e njëjtë. Ne nuk mund t’i injorojmë nenet 1 deri në 6 e të kthehemi te neni 7 e të kërkojmë vetëm zbatimin e një neni, Kosova nuk po thotë që nuk do të formohet Asociacioni”.

“Raport me qytetarët tanë ne nuk do të duhej ta krijojmë përshtypjen që Asociacioni i ndihmon qytetarëve serbë. Në fakt sistemi më i avancuar i të drejtave të pakicave ekziston në Republikën e Kosovës me kushtetutën aktuale, me ligjet e Pakos së Ahtisarit dhe me ligjet që i kemi miratuar si rezultat i marrëveshjeve të dialogut. Me Asociacionin ju siguroj një gjë vetëm sa pakësohen të drejtat e qytetarëve dhe fuqizohen një lloj pushteti mbi ta, pra liderët e Asociacionit të cilët Vuçiqi për momentin e ka për qëllimin t’i kontrollojë dhe ta bëjë Kosovën shtet jofunksional”.

“Asociacioni nuk ju jep më shumë të drejta qytetarëve serbë, por përkundrazi merr më shumë të drejta nga poshtë dhe i dërgon lartë që është edhe në kundërshtim me parimet bazike të Këshillit të Evropës sipas të cilës për t’i fuqizuar komunitetet pakicë duhet të ketë më shumë sovranitet nga lartë-poshtë, dhe jo e kundërta, Asociacioni e arrin të kundërtën”, ka thënë Osmani.

“Ne kemi dhënë premtimin dhe Kosova është shtet serioz, kur ndërmerr një detyrim ndërkombëtar duhet ta zbatojë atë, por  zbatimi i Asociacionit është kuadër të një procesi dhe ai proces është marrëveshja bazike”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy