Osmani me Ramën në Washington “për t’i koordinuar përpjekjet që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO”

by Merita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Osmani shkroi në Facebook se me Ramën u takua “për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta” që Kosova “t’i bashkohet Shqipërisë” në NATO.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkroi Osmani.

Osmani shkoi në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Rama, ndërkaq, është atje për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si udhëheqës i një vendi anëtar të NATO-s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy