E teksa mësuam finalisten e parë të Euro 2024, e cila ishte Spanja, pasi kjo e fundit mposhti 2-1 Francën, e mërkura në mbrëmje do jetë e gjitha e rezervuar për gjysmëfinalen e dytë, ajo që duhet në Dortmund, mes Anglisë dhe Holandës.
Një përballje shumë interesante mes dy skuadrash që kanë filozofi të ndryshme loje dhe për më tepër që vijnë shumë ndryshe në prag të kësaj përballje.
Kështu “Tre Luanët” e Southgate të cilët pavarësisht se janë një hap larg mbërritjes në finalen e Berlinit, vijojnë të jenë në qendër të kritikave, për shkak të futbollit që kanë prodhuar dhe mënyrës se si kanë mundur të jenë deri këtu.
Në krahun tjetër Holanda e Ronald Koeman, është një skuadër shumë simpatike, e cila vjen në këtë fazë të kampionatit, deri diku në mënyrë surprizuese, jo për shkak të emrit të madh që ka Holanda në futboll, por për faktin se në prag nisje të Euro 2024, shumë pak mund të kishin vënë bast, që “tulipanët” mund të mbërrinin deri këtu.
Në krahun tjetër konferenca e teknikut holandez Koeman, përpara sfidës me Anglinë u anulua, shkak është bërë vonesa e trenit, që do ta dërgonte skuadrën holandeze nga Wolfsburgu aty ku ka qendrën e grumbullimit në këtë evropian, deri në Dortmund. Gjithsesi i pyetur nga hoteli ku po qëndronte i grumbulluar tekniku Koeman, ai foli për pritshmëritë e kësaj sfide.
“Lidhur me vonesën e sotme, mund të them se nuk do të ndikojë shumë tek lojtarët e mi, ata gjithses mundën të pushonin për më shumë se 2 orë. E rëndësishme është që ndaj Anglisë do t’i kem të 26 futbollistët në dispozicion. Madje ajo që mund të shtoj i kem të 26 futbollistët në dispozicion. Madje ajo që mund të shtoj është se aktualisht të gjithë djemtë janë në formë dhe janë gati për sfidën ndaj anglezëve. Anglinë e njohim shumë mirë si kundërshtar. Herën e fundit arritëm t’i mposhtnim në gjysmëfinale të Nations League, 3-1 shpresojmë që të bëjmë të njëjtin rezultat edhe në këtë sfidë. Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje”, përfundoi tekniku Koeman.