“Finalja nuk është e mjaftueshme për Anglinë, duam ta fitojmë” – Mainoo beson te triumfi në Euro 2024

by Nexhat

Mesfushori i Anglisë Kobbie Mainoo deklaroi se finalja nuk mjafton dhe se duan fitore ndaj Spanjës për të marr trofeun e Euro 2024.

Duke folur për mediet, anglezi theksoi se Anglisë nuk i mjafton vetëm finalja, ndërsa lavdëroi tej mase skuadrën

“Unë nuk kam fjalë të mjaftueshme për t’u shprehur, të gjithë jemi të gëzuar. Çfarë fitore dhe çfarë arritje në finale me golin e Ollie! Por mbi të gjitha, çfarë paraqitjeje e ekipit në përgjithësi”.

“Të gjithë dhanë gjithçka kundër një kundërshtari të vështirë dhe arritëm të fitonim. Finalja është një ëndërr e realizuar. Ne besojmë 100% në fitoren ndaj Spanjës, kjo është arsyeja e vetme që jemi këtu”.

“Finalja nuk është e mjaftueshme për ne, ne jemi këtu për të fituar dhe për të bërë që emri ynë të mbetet në histori”, ka thënë Mainoo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy