ISTOG/Dy të arrestuar për mashtrim, komuna deklarohet për tentim-shitjen e pronës

by Nexhat

Dy burra kanë rënë në prangat e policisë.

Ata dyshohet për vepren penale të mashtrimit, pasi që ia kishin shitur një personit tjetër një lokal, i cili ishte pronë e komunës së Istogut.

Kryetari i Istogut Ilir Ferati, tha se janë në dijeni për rastin dhe po i presin informacionet shtesë nga policia dhe prokuroria.

“Sot do të kem një takim me komandantin e stacionit policor në Istog, ku do të marrë edhe informacionet shtesë lidhur me rastin dhe do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Ferati

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se ndaj të dyshuarve është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Dyshohet se viktima u dëmtua goxha shumë me para.

Klankosova.tv mëson se vlera e dëmit është rreth 200 mijë euro.

Njëra nga të dyshuarit ishte shfaqur si noter për dy vjet e kishin detyruar viktimën që të paguante për dy vjet shuma të ndryshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy