Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë marrë pozita shtetërore pa pasur asnjë ditë përvoje punë.
Kica – Xhelili, në Debat Plus tha se Kurti e ministrat e tij nuk e duan Kosovën.
“E kemi një kryeministër dhe ministrje të drejtësisë, me asnjë ditë përvojë pune. Politika nuk është ku prej fakultetit e fillon përvojën e punës… këta njerëz nuk e njohin sistemin e drejtësisë, e njohin mbrapshtë vetëm nga banka e të akuzuarve… jo që se njohin por mendoj qëllimshëm”, tha ajo.
“Po ballafaqohemi me një pushtet që se ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë, sepse Kosovën nuk e dojnë”, vijoi ajo.
Kica – Xhelili tha se nëse e duan vendin nuk do duhej të bëjnë ligje që e dëmtojnë sistemin demokratik të Kosovës.