Konjufca i gëzohet deklaratës së O’Brien: Kemi nevojë për mirëkuptim të ndërkombëtarëve, jo të na kritikojnë e godasin

by Nexhat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e cilësoi si “shumë të mirë” deklaratën e ndihmëssekretarit, James O’Brien, se “Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”.

Konjufca tha se kjo është ajo për të cilën kanë nevojë – që të mirëkuptohen, 

banner

“Shumë ishte e mirë. E përgëzojmë një deklaratë të tillë. Është ajo që gjithmonë jemi munduar ta shpjegojmë, na ka gëzuar tejmase sepse është një mirëkuptim për atë që po e bëjnë institucionet e Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk janë kundër asnjë komuniteti në Kosovë, asnjë civili në Kosovë. Institucionet janë demokratike dhe e zbatojnë sundimin e ligjit në atë pjesë të territorit. Por, kush do me iu dalë përballë institucioneve dhe me dhunë ta sfidoj autoritetin e institucioneve të Kosovës, ne do të veprojmë sipas ligjeve. Kjo është qasja e Kosovës. Dhe këtë ne kemi nevojë të mirëkuptohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe jo të na kritikojnë, jo të na goditin. Por të kuptojnë që kjo nuk është për të keq. Kjo është për të konsoliduar shtetin, për të forcuar sovranitetin dhe për ta vendosur sundimin e ligjit në atë pjesë që nuk ka ekzistuar për 24 vjet. Kjo s’duhet ta frikësojë askënd”, ka thënë sot Konjufca.

O’Brien në një deklarim për mediumin serb “Tanjug” tha se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj dhe se këtë po e bën në një proces transparent

“1244 ka vendosur një proces politik për të diskutuar të ardhmen e  Kosovës. Ky proces eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kështu që mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne do të vazhdojmë ta përkrahim nga SHBA”, ka thënë O’Brien.

Këtë deklaratë dje e ka ndarë edhe ambasada amerikane në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy