Konjufca: Populli i Kosovës të mos frikësohet, jemi të përgatitur për çfarëdo sfide të sigurisë

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deklaratat që i ka thënë ditë me parë se Serbia po trajnon grupe për ndonjë sulm të mundshëm në Kosovë, nuk janë për të frikësuar qytetarët e vendit, por për të vetëdijesuar aleatët ndërkombëtar me aktivitetet serbe.

Ai para mediave ka theksuar se këto informacione ia kanë dhënë institucionet e sigurisë të Kosovës.

“E di e gjithë shoqëria jonë, e di e gjithë bashkësia ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, nga këto pretendime ajo nuk ka hequr dorë kurrë. Në të njëjtën kohë Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për të frikësuar, e as për të shkaktuar ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për të iu kundërvënë çfarë do tendence të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

“Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për ta destabilizuar Kosovën ka, për ato ne nuk mundemi me rrejt e as të mashtrojmë kënd. Ato ekzistojnë janë të strehuara në Serbi. Sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizuar Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër”.

“Prej Serbisë atje ku ushtrojnë ata, ku marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë. Ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre. Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet me ndëshkuar Serbinë”, ka thënë Konjufca. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy