Miratimi i ligjit për KPM-në, Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë

by Nexhat

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave këtë të enjte, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”.

Projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) i kishin bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të hiqte dorë prej ndryshimeve në projektligj, pasi diçka e tillë është konsideruar sulm mbi mediat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy