Presidentja Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes

by Merita

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në Arlington të ShBA-së nderoi ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

Në një postim në Instagram ajo shprehet se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, shkroi mes tjerash Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy