Protesta para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës nisen nga rrethet të paorganizuar

by Merita

Opozita shqiptare do të zhvillojë një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndërsa prej ditësh strukturat e saj janë angazhuar në terren duke ftuar qytetarët të bashkohen në tubimin që vjen pas protestës së 20 shkurtit.

E ndërsa pjesëmarrja në protestë është konsideruar si jetike, ish-Kryeministri Sali Berisha, njëherazi kreu i PD-së, megjithëse në “arrest shtëpie” ka kërkuar prej ditësh që jo vetëm demokratët, por cilido që është në opozitë me atë që e quan regjim, të marrë pjesë në protestë.

banner

Opozita kërkon që përmes kësaj proteste të realizojë kërkesat për qeveri teknike, në prag të zgjedhjeve parlamentare, lirimin e Sali Berishës nga masa e arrestit, si dhe një rritje të entuziazmit në rradhët e opozitarëve.

Vëmendja kryesore e drejtuesve opozitarë lidhur me protestën është përqëndruar në Tiranë, ku pothuajse të gjithë deputetët janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve ku renditen arsyet sepse qytetarët duhet të protestojnë.

Ndërkohë gazetarët raportojnë se mbështetësit e opozitës në qarqe të ndryshme të vendit nuk kanë lëvizur të organizuar.

Kështu raportohet se nga degët e PD në Fier, Elbasan, Lushnje, Berat, Durrës, Korç, Vlorë e Lezhë, nuk ka pasur ndonjë organizim për të sjellë në Tiranë protestues, që kryesisht kanë zgjedhur të lëvizin në mënyrë private me makina të vogla.

Duket se opozita ka menduar që “peshën” kryesore të protestës t’ia lerë kryeqytetit, ndoshta duke menduar se në kulmin e sezonit veror, kur temperaturat shënojnë vlera të larta, do të ishte e pamundur një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve nga rrethet./bw

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy