Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, qëllohet me koktej molotov Kryeministria

by Nexhat

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar me bomba molotov godinën e Kryeministrisë gjatë momentit që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në protestën e opozitës.

Sulmi ndaj godinës së qeverisë ndodhi intensivisht gjatë 5 minutave të para kur Berisha mori fjalën në protestë përmes një video-lidhjeje me “Zoom”

banner

Kjo është e njëjta taktikë, që protestuesit ndjekin edhe gjatë protestave para bashkisë së Tiranës.

“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë.

Policia ka ndërhyrë për të shuar flakët, ndërkohë që nuk raportohen dëmtime në njerëz

Flakët e zjarrit u shuan menjëherë nga shërbimet e policisë të cilat qëndrojnë në gatishmëri

Situata u normalizua brenda disa minutash.

Sulmi me molotov u ndal nga protestuesit dhe nuk pati tentative të tjera prej tyre për të hequr gardhin metalik mbrojtës të vendosur nga forcat e rendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy