UEFA cakton gjyqtarin e finales mes Spanjës dhe Anglisë në Euro 2024

by Nexhat

Komiteti i gjyqtarëve të UEFA-s ka njoftuar se Francois Letexier nga Franca do të gjykojë finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, e cila do të luhet të dielën më 14 korrik në orën 21:00 në Olympiastadion të Berlinit.

35-vjeçari francez, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2017, ka gjykuar tashmë në 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij

banner

Në Euro 2024, ai drejtoi tre ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.

Sezonin e kaluar, Letexier mori drejtimin e dhjetë ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës dhe ishte gjyqtar i katërt në finalen e Ligës së Kampionëve 2024 midis Borussia Dortmund dhe Real Madrid CF në Wembley

Francezi ishte gjithashtu gjyqtar i Superkupës së UEFA-s në vitin 2023 midis Manchester City dhe Sevilla në Pireus të Greqisë.

Letexier do të shoqërohet në finalen e së dielës nga asistentët francezë, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë gjyqtari i katërt.

Roli i gjyqtarëve në VAR i është caktuar Jerome Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe i mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si gjyqtar rezervë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy