Vendos Gjykata e Lartë në Shqipëri: Ish-ushtari i UÇK-së nuk ekstradohet në Hagë

by Merita

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, në Hagë.

Vendimi vjen pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit, e cila më herët kishte vendosur në favor të lirimit të Goxhajt.

banner

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale në Hagë, nën dyshimet se ai kishte publikuar emrat e disa dëshmitarëve të përfshirë në procese për krime lufte. Megjithatë, hetimet nuk arritën të konfirmojnë këto akuza.

Goxhaj, i cili iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit, kishte autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë kohës së luftës në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy