AAK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese statutin e ri të UP-së, Dreshaj: Ka shumë lëshime

by Nexhat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai tha se me këtë po e synojnë kapjen e shtetit në të gjitha nivelet, ndërsa ka adresuar edhe kritika për përmbajtjen e statutit.

banner

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media.

Fjalimi i plotë i tij:

E para, Statuti i UP është akt i përgjithshëm që afekton liritë dhe të drejtat e njeriut dhe duhet të dalë në diskutim publik. Nuk ka dalë kurrë. Krejt klandestin është. Kjo shkel parimet kushtetuese të barazisë,  mosdiskriminimit dhe pjesëmarrjes së qytetarit në caktimin e politikave publike.

E dyta, Statuti dhe çdo akt juridik duhet të skenohet nga Komisioni Statutar i UP, gjë që nuk është bërë. Këto janë sa për procedurë.

Si përmbajtje, ka shumë lëshime.

E para, dinjiteti njeriut me Kushtetutën e Kosovës është definues i krejt lirive dhe të drejtave të tjera.  Me Statut parashihet mirëmbajtja e titullit akademik, dmth profesorët duhet tërë jetën të jenë në ankth për botime të caktuara. Standard universitar është që kur profesorët fitojnë “tenure”, (mandatin) apo vendimin e përhershëm, ata më vetëm mbajnë mësim dhe botojnë çka të duan. Kjo dispozitë prek  sigurinë juridike dhe dinjitetin e profesorit universitar. Kjo dispozitë ka për qëllim kapjen e profesoratit dhe shantazhimin e tyre me lojalitet politik, nëse duan të mbesin në punë.

Edhe në Harvard e Kembrixh kur ke “tenure” supozohet që ke mbërri majat e dija dhe mbetesh i respektuar. Këtu synohet që krejt profesorët e rregullt me “tenure” të rivlerësohen nga e para ose të largohen nga sistemi.

E dyta, Statuti nuk ka dispozita kalimtare, që kurrë nuk guxon të jetë praktikë në një akt të përgjithshëm juridik.

E treta, rrugët për avancim akademik caktohen me Statut por jo edhe kriteret materiale për verifikim të cilësisë, të cilat duhen të përcaktohen me ligj.

Ligji i Kosovës për Arsimin e Lartë nuk e bën këtë dhe nuk autorizon statutet e njësive akademike për një gjë të tillë. Me ligj i kanë të rregulluara krejt vendet ish komuniste, pa përjashtim.

Pa ligj prishet siguria juridike dhe kjo është uzurpim i funksioneve ligjvënëse nga UP. Kushtetuta në nenin 55 qartë thotë se pa autorizim ligjor nuk mund të ketë kufizime ose modifikime të lirive dhe të drejtave të njeriut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy