Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

by Nexhat

Një i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, për çfarë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thirrur konferencë për media për të shtunën.

Mediat kanë raportuar se pas arratisjes së Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës, një tjetër i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, i cili ishte i dënuar me 11 vjet burgim

Kjo ka bërë që Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), të ftojë konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00.

Në këtë konferencë, sipas SHKK, do të diskutohet lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.

“Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, ka njoftuar SHKK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy