Arratisjet e fundit, Sveçla s’ pranon se janë tri, ka dy fjalë edhe për Faton Hajrizin

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga Mitrovica e Veriut ka thënë sot se nuk qëndrojnë raportimet se tre persona janë arratisur nga drejtësia muajve të fundit në Kosovë. Ai tha se vetëm një është arratisur, pra Faton Hajrizi, teksa Enver Sekiraqa dhe Marko Roshiq nuk i janë përgjigjur thirrjes së drejtësisë,

Për kapjen e tyre ai tha se është duke u përkujdesur Polica e Kosovës.

“Një është i arratisur, tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërkuar prej tyre. Policia e kryn punën e vet, nuk ka najfarë telashi”, tha Svecla kur u pyet lidhur me arratisjen e tre peronave muajve të fundit në Kosovë.

Një përgjigje ai pati edhe për personin që u arratis për të nëntën herë, Faton Hajziri.

“Po unë se kap askënd. Janë institucionet që merren me ta”, tha ai.

Kjo deklaratë e Sveclës erdhi pas një porosie që i çoi Hajrizi.

“E pyes Sveçlën, ke punu në furrë a si është puna se i kishe do orë të furrigjisë. Nuk mundesh me me kapë ti mu, kurrë s’mundesh me me kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët me kishin kap edhe me marrëveshje janë në Hagë atje, që ja kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes, ju njohim mirë kush jeni”, deklaron Hajrizi nga arratia.

Të martën është arratisur Marko Roshiq, i dënuar me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq. I shpallur fajtor dhe i dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Roshiq ishte liruar nga paraburgimi dhe po mbrohej në liri.

Megjithatë, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj tij dhe tre të tjerëve të premten e 28 qershorit, Roshiq është arratisur nga drejtësia. Ai nuk është në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut nga zyrtarët policorë të Kosovës, gjë që u konfirmua për Express nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Pa dhënë më shumë detaje, Elshani tha një “po”, kur u pyet nga Express, nëse Roshiq i ka ikur drejtësisë duke shfrytëzuar gjykimin në liri.

E ky nuk është rasti i fundit, ku të dënuarit e kanë shfrytëzuar gjykimin në liri për t’i ikur drejtësisë.

Edhe Enver Sekiraqa u arratis në prill të këtij viti, pasi nuk u gjet në shtëpinë e tij, pasi më 3 maj 2024, për herë të tretë pas kthimit të rastit në rigjykim u dënua me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Për rastin e tij, policia ka informuar e kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare ndaj Enver Sekiraqës.

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë”, thuhej në përgjigjen e Policisë

Më tej Policia thotë se “meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi. Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të nëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”, pati konfirmuar policia për rastin e  Sekiraqës.

Pushteti goditi gjyqësorin për arratisjen e Sekiraqës. Madje, u suspendua edhe gjyqtari i rastit, Agim Kuçi. Ky kishte marrë vendimin që Sekiraqa të gjykohej në liri.

E nga burgu i Smrekonicës këto ditë u largua i njohuri për arratisje nga burgjet, Faton Hajrizi. Policia tashmë ka publikuar fotografinë e tij dhe po e kërkon kudo. Dje në një video-lidhje në rrjetin social “Tik Tok”, ai tha se gjendet jashtë vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy