“Big Brother m’i ka nxehur motorët”, Arta Kabashi tregon çfarë i ka ndodhur pas spektaklit

by engel

Jo vetëm për natyrën e qetë dhe pozitive që tregoi në formatin ku është e vështirë të ruhet qetësia e maturia, por edhe për kreativitetin që i lindi prej andej, Arta Kabashi po e përdor mjaft mirë famën pas BBV.

E ftuar këtë të enjte në “Pushime on Top”, Arta tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë krijime dhe këngë të reja që ka krijuar dhe i ka në studio, por po ashtu verën e ka të zënë me koncerte dhe e gjithë kjo, falë BBV.

banner

“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin” – tha ajo.

“Dmth nuk je penduar që ishe pjesë e Big Brother?”, – ishte pyetja tjetër e Leit, por këngëtarja menjëherë ia ktheu se, përkundrazi, e kujton si përvojë shumë të bukur.

“Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës…”

Dhe kështu bëri.

Këngëtarja është në periudhën e saj më të mirë, në karrierë, në muzikë, por, pse jo, edhe në anën e saj personale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy