E tmerrshme, Korea e Kim Jong Un ekzekutoi 30 gjimnazistë, shikonin filma të huaj!

by engel

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Korenë e Veriut. Mediat koreano-jugore kanë bërë me dije se një javë më parë janë ekzekutuar 30 të mitur gjimnazistë.

Gjithashtu shkak i ekzekutimit thuhet se këta gjimnazistë kanë shikuar filma dhe seriale të huaja. Ata i kanë ruajtur filmat dhe serialet në USB-të e tyre.

banner

Një zyrtar anonim nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut i tha “Korea JoongAng Daily” se është e njohur gjerësisht se autoritetet e Koresë së Veriut kontrollojnë rreptësishtë dhe ndëshkojnë ashpër banorët bazuar në tre ligjet “e liga”.

Një nga këto ligje “të liga” është Ligji për Refuzimin e Ideologjisë dhe Kulturës Reaksionare, i cili ndalon shpërndarjen e mediave nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia.

Është e paqartë nëse këto kufizime vlejnë edhe për të huajt, siç janë nxënësit rusë që planifikojnë të ndjekin kampet verore në Korenë e Veriut.

Ky nuk është incidenti i parë i ekzekutimeve për konsumim të përmbajtjes së Koresë së Jugut. Siç është raportuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, një burrë në provincën Kangwon u ekzekutua për shitjen e përmbajtjes dixhitale të Koresë së Jugut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy