Kreu i Shoqatës “Çamëria”: Ligji i Luftës absurd! Greqia ka vendosur të mos e heqë

by Nexhat

Kreu i Shoqatës “Çamëria”, Liljan Idrizaj, është shprehur se Ligji i Luftës me Greqinë është një absurd i vendit fqinj

Komentet Idrizaj i bëri në një lidhje me emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se deri më tani, ndryshe nga sa pritej, pala greke ka vendosur të mos e heqë këtë ligj

banner

Ai tha gjithashtu se jo vetëm shoqatat apo historianët, por sipas tij, për këtë çështje duhet të punojë më shumë edhe Parlamenti e qeveritë.

“Pasojat e Ligjit të Luftës janë për të gjithë shqiptarët. Por siç dihet edhe për shqiptarët e Çamërisë që janë viktimat e këtij ligji dhe gjenocidit të deklaruar, tashmë të njohur nga Parlamenti shqiptar në vitin 1994. Më shumë se Shoqata Çamëria që unë e kryesoj, nuk besoj se ka bërë ndonjë aktor apo faktor në Shqipëri.

Ne jemi më shumë të kënaqur nëse zgjidhet problemi. Ligji i Luftës është një absurd. Nuk mjafton ne si shoqatë dhe zotërinjtë historianë me e theksu këtë problem, por duhet që Parlamenti, ajo që po bëhet të enjten, por në formë kërkese miqësore dhe serioze detyron edhe grekët që të japin një përgjigje përfundimtare dhe shteruese për këtë ligj.

Pas viteve 90-të kemi fluturuar se problemet me Greqinë do zgjidhen e do ecin shumë më shpejtë. Por pala greke me të cilën nga ka bekuar ose mallkuar Zoti që kemi komshinj, ka vendosur të mos e heqë këtë ligj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy