Rukola, arsyet pse duhet ta konsumoni

by Merita

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani.

Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit.Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur.

banner

Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë. Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.

Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes.

Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar. Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj.

Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë.

Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë.

Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy