Serbia synon t’i avancojë raportet me SHBA-në, Gjuriq ia kërkon State Departamentit fillimin e dialogut strategjik

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, tha se në një takim me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, John Bass, ka kërkuar hapjen e një dialogu strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë.

“Kam folur me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, John Bass, dhe nënvizova që hapja e dialogut strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së do të dërgonte një sinjal të fuqishëm për të përkushtimit të të dyja vendeve ndaj qëllimit të përbashkët për vazhdimin e avancimit cilësor dhe sasior të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Gjuriq.

Ai ka thënë gjithashtu se “Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lidhura me 143 vjet marrëdhënie diplomatike”.

Gjuriq e informoi bashkëbiseduesin për “prioritetet e politikës së jashtme të qeverisë së re të Serbisë, ndër të cilat është përfundimi i reformave kyçe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027, duke falënderuar palën amerikane për mbështetjen e saj në procesin e integrimit europian”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy