Sveçla për limonadë e ushqim në Veri, te tavolina i afrohet politikani serb – biseda mes tyre inçizohet  

by Nexhat

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, si dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot kanë qenë në një lokal në veri të Mitrovicës për limonadë.

Në mes të bisedës së tyre, një politikan i ri serb, Aleksandar Arsenijeviq, i Demokracisë Serbe, iu afrua për ta pyetur rreth pretendimeve të tij për “rrahje të serbëve” nga Policia e Kosovës.

Për ta mundësuar bisedën mes Sveçlës e Arsenijeviq u kujdes Elshani, i cili u dëgjua duke folur me sigurimin e ministrit “mos e ngucni”.

Ai tha se në një rast gjatë “Vidovdanit” u sulmua dhe policët prezentë nuk reaguan

“Mirëdita ministër, si jeni? A duam ta zgjidhim këtë çështje që policia juaj të mos i rrahë më këta qytetarët tanë në veri?”, e ka pyetur Arsenijeviq ministrin Sveçla.

Sveçla i tha se në rast kur ndonjë polic i tejkalon detyrat e tij është Inspektorati Policor që merret me rastet.

Arsenijeviq më pas e pyeti: “A do të ndryshojë diçka për mirë për ne serbët këtu në veri?”.

Sveçla i tha se “gjithçka do të bëhet më mirë”.

“Për shembull? A nuk do të rrahë më policia qytetarët?”, e pyeti Arsenijeviq

“Policia nuk ka rrahur kurrë”, i tha Sveçla.

“Si mund të jetë?” Stevanoviq, më rrahën tri herë. Epo, ju e keni videon”, vazhdoi Arsenijeviq

“Ka ndonjë polic që mund të kapërcejë detyrën e tij dhe për këtë është Inspektorati Policor”, i tha Sveçla.

Në fund i ka kërkuar që të caktojë një kohë për të biseduar, sepse tani ka ardhur për të “ngrënë diçka”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy