Ulutash mbledh krerët e strukturave të sigurisë në bazën e KFOR-it, flasin për nivelin e bashkëpunimit

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash takoi sot përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Në një njoftim për media thuhet se, në takimin e mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë u diskutua mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe nivelin e bashkëpunimit.

banner

Ulutash me krerët e FSK-së, policisë dhe AKI-së gjithashtu u dakorduan për angazhime të vazhdueshme, koordinim dhe konsultime të rregullta.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, si reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy