Çekja Barbora Krejcikova fiton titullin e Wimbledon-it për femra, duke mposhtur italianen Jasmine Paolini në 3 sete.

by engel

Barbora Krejcikova e Republikës Çeke mundi Jasmine Paolini të Italisë në një thriller me tre sete në finalen e femrave të Wimbledon me rezultat 6-2, 2-6 dhe 6-4. Përballja në Arenen Qendrore të famshme të Wimbledon përfundoi atë që kishte qenë një garw tërheqëse për femra.

Krejcikova shtoi vetes një trofe të dytë tw Grand Slam-ve që përfshin edhe kampionatin e Open France 2021 për teke, ndërsa Paolini ishte duke luajtur për titullin e saj të parë madhor. Analistwt e kishin renditur Krejcikovën si një favorit të lehtë.

banner

Paolini, 28 vjeçe, arriti në finalen e saj të dytë radhazi nw njw Grand Slam përmes një fitoreje rraskapitëse, 2-6, 6-4, 7-6 (10-8) në gjysmëfinale ndaj Donna Vekić të enjten. Italianja e parë që arriti ndonjëherë në një finale teke të Wimbledonit, Paolini, ka të ngjarë të ishte harxhuar pas ndeshjes së parafundit që zgjati 2 orë e 51 minuta.

Krejcikova nuk i mbajti lotët pas fitores së saj të enjten ndaj Elena Rybakina, duke thënë se ajo nuk mund të pwrmbahej pa u prekur nga kujtimet e mentores dhe mikes së saj Jana Novotna, fituesja e Wimbledon në vitin 1998, e cila ishte vetëm 49 vjeç kur vdiq nga kanceri në 2017. Numri 31 nw renditjen botwrore Krejcikova, fshiu lotët dhe u tha tifozëve pas ndeshjes: “Më mungon shumë ajo (Novotna), më mungon shumë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy