Vrasja në Tropojë, 9 burra u përfshinë në sherr për muzikën! Policia: Ishin të dehur! Në kërkim vrasësi i 24-vjeçarit

by Merita

Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e të riut Adrian Pepkolaj, policia e Tropojës ende nuk ka arritur të arrestojë autorin e krimit, 40 vjeçarin Saimir Sadiku.

Ai qëlloi me thikë 24-vjecarin pas një sherri masiv në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës, pasditen e 11 korrikut.

banner

Policia tha se dy grupe të rinjsh kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre.

Gjatë sherrit kanë përdorur shishe të pijeve alkolike dhe thika duke kthyer ndenjen në tragjedi. Gjithçka ka nisur pas një debati për muziken e larte ne lokal, thane burimet policore.

24- vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32-vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.

Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të Tropojës, ndërsa u prangosen shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj, citon report tv.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy