Në një ceremoni festive në praninë e shumë autoriteteve sportive, qeverisë qendrore dhe lokale, FC Besa Peja prezantoi sot misionin dhe aspiratat e tyre në futboll.
Para të pranishmëve foli kryetari i bordit drejtues të klubit z.Ardet Zekaj i cili kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Pejës në arritjen e rezultateve të synuara. Ai u po ashtu njoftoi se FC Besa Peja do të fillojë sivjet garat në ligën e parë të futbollit pasi që sipas tij klubi ka arritur marrëveshje me FC Phoenixin e Istogut për një fuzionim të klubeve por që emri i klubit të fuzionuar të jetë FC Besa Peja. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i klubit KF Phoenixit, z.Muhedin Ferati.
Suksese në këtë mision të ri por me namë të vjetër siq u tha nga drejtuesit e FC Besa Peja uruan edhe kryetari i Pejës z.Gazmend Muhaxheri dhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës z. Bakir Burri.
Në këtë ceremoni u prezentuan edhe lojtarët dhe trajenri i klubit Fisnik Gashi. Trajneri i klubit me këtë rast njoftoi të pranishmit se kapiten i ekipës do të jetë futbollisti i shquar Pejan, Donart Sheqerrolli.
100 herë Besa Besë, ishte moto e 100 aksionarëve të klubit FC Besa Peja.


