“Heronj të heshtur”, ja cilësitë që duhet t’i kenë oficerët e AKI-së

by Nexhat

Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) konsiderohet të jetë ndër institucionet më të rëndësishme në vendin tonë, pasi ka përgjegjësi të mbrojë sigurinë kombëtare dhe interesat e Kosovës. AKI luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e kërcënimeve potenciale dhe në ndërhyrjen në situata që mund të ndikojnë në sigurinë e vendit.

Ndjeshmëria për kryerjen e detyrave në AKI, bënë që përgjegjësitë të jenë mbi supet e zyrtarëve, të cilët duhet  të mbajnë standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit për të siguruar që puna e tyre të jetë e efektshme dhe në përputhje me ligjin.

banner

Ekspertë të sigurisë vlerësojnë si çështjet kryesore që personat e punësuar në AKI mos të kenë ndikime politike si dhe e kaluara e tyre të jetë e pastër nga ana ligjore ashtu edhe profesionale.

Në fillim të këtij muaji, kjo agjenci ka shpallur konkurs për disa vende pune, ku janë të specifikuara kualifikimet dhe përgjegjësitë

Ai vlerëson si kriter domethënës që kandidati të rrjedhë nga një familje patriotike, kështu duke qenë i gatshëm në çdo kohë të sakrifikojë dhe të punojë për shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi për KosovaPress e vlerëson si shumë të rëndësishëm faktin që mos të ketë ndikime politike në përzgjedhjen e kandidatëve për pozita në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, për çka potencon se në të kaluarën ka pasur të tilla.

Përveç kësaj, verifikimi strikt i së kaluarës të kandidatëve që konkurrojnë për punë në AKI, është fakt tjetër relevant që Ibishi përmend.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) u krijua zyrtarisht më 19 qershor 2019, pas miratimit të Ligjit për themelimin dhe funksionimin e saj në vitin 2018. /KP/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy