Ish-Kryeministri Hoti reagon pas tentim atentatit ndaj Trump: Më vjen mirë që është mirë, pa lëndime serioze

by Nexhat

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump.

Ai ka thënë se i vjen mirë që Trump është mirë dhe pa lëndime serioze

banner

“Shpreh keqardhje dhe dënoj tentim atentatin ndaj Presidentit Trump. Më vjen shumë mirë që ai është mirë dhe pa lëndime serioze. Lutem për familjen personit që u vra dhe personit që u plagos gjatë tubimit.”

Hoti ka thënë se dhuna politike nuk duhet toleruar dhe se demokracia duhet mbrojtur me cdo kusht.

“Dhuna politike nuk duhet toleruar. Demokracia duhet mbrojtur me çdo kusht. Raste të tilla na tregojnë se asnjë demokraci, sado e konsoliduar që është, nuk është e pacenueshme. Është inspiruese dhe leksion për të gjithë bashkimi i skenës politike në Amerikë në dënimin e sulmit dhe në vendosmërinë për mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy